Ish-kryeministri, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti sot ka vizituar Therandën. Ai ka qenë në zyrën e partisë së udhëheq në këtë komunë, derisa ka folur për peticionin “Duam Zgjedhje”.
“Është shumë e rëndësishme që ky peticion të jetë sa më i madh, e tashmë dihet që ka me thy rekordin e peticioneve të mëhershme dhe do të bëhet peticioni më i madh i pasluftës, në mënyrë që qytetarët të zgjedhin, me sjellë legjitimitet të freskët, qartazi s’kem pushtet ashtu siçdo qytetari.
Andaj merrueni me seriozitet e punoni që asnjë qytetar që e do nënshkrimin e këtij peticioni mos të ngelet pa e nënshkruar”, tha Kurti.
Madje, një qytetare ani pse shi, u ofrua për ta përshëndetur Kurtin dhe ia dhuroi një buqetë me lule.