Policia shumë shpesh del në vendkalimin e rregulluar për këmbësorë (zebra) në vende të ndryshe për të rregulluar qarkullimin e komunikacionit në pjesë të ndryshme të Prishtinës.
E ata shihen shumë shpesh në lagjen “Lakërishtë”.
Me qëllim të moskrijimit të ngarkesës së madhe në trafik, Policia të mërkurën po kryente kontrollet e përditshme aty, të cilët po jepnin urdhra për ndalimin dhe qarkullimin e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Por një person ka vendosur të mos u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë.
Një i ri është arrestuar sot nga Policia pasi që nuk iu bind urdhrave të tyre, që të ndalet para vendkalimit të këmbësorëve derisa të lëvizin automjetet.