Janë publikuar pamje nga momenti kur Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bisedon përmes Skype me homologun e tij nga Izraeli, Benjamin Netanyahu, i cili ia konfirmon njohjen nga shteti i tij.
I gjithë ky zhvillim historik ka ndodhur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Trump i cili edhe e ka ndërmjetësuar arritjen e ujdisë mes Kosovës dhe Izraelit.
Hoti dhe Netanyahu kanë diskutuar nën moderimin e Trumpit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosova dhe Izraeli kanë konfirmuar se së shpejti Kosova do të bëhet me ambasadë në Jerusalem.