9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti Sheshi kundër Ballkanit të Hapur”: Do e lejojmë Serbinë t’i thotë Europës, “e shihni sa të pazotë janë ata në Kosovë

Rekomandime

Deputeti Dashamir Shehi tregon pse është kundër nismës mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, që është ”Open Balkan”. Për të është një humbje që kur nuk kemi arritur të jemi pjesë e BE-së, të flasim një iniciativë me shejtanllëkun tonë ballkanik që ka bërë armik gjysmën tjetër të Ballkanit.

Shehi është dakord me Sali Berishën për nevojën një referendumi mbi kësaj teme. “Nuk kam qenë te mitingu i tij, për arsyeje të tjera, por në këtë mes ai ka të drejtë. Jam kundër Open Balkan, edhe po të ishte iniciativa më e bukur në botë, për disa arsyeje”.

- Advertisement -

Lideri i LZHK-së dhe një nga profilet më të njohura të së djathtës shqiptare, i radhit ato njëra pas tjetrës. “Më radhë të parë, nuk e duan ato të Kosovës, dhe ne duhet të shkojmë me ta, edhe po ta kishin gabim, sepse përndryshe ne përgjysmojmë faktorin shqiptar në Ballkan, e bëjmë të parëndësishëm, dhe e lejojmë Serbinë t’i thotë Europës, “e shihni sa të pazotë janë ata në Kosovë?”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit