8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Fallxhorja e njohur shqiptare jep lajmin e zi: Viti 2022 do jetë më keq se Iufta e 1997-ës

Rekomandime

Të dish se çfarë do të ndodhë në të ardhmen apo të të rrëfejë dikush jetën tuaj është një ndër gjërat që shumë njerëz kanë dëshirë të dinë. Duhet pranuar fakti se jetojmë në ditë të vështira, sidomos me situatat e vitetve të fundit, e për këtë shumë njerëz gjëjnë “ngushëllim” te parashikimet. Por, a janë të vërtetë të gjitë parashikuesit në fjalët që thonë?

Znj.Irini është një ndër parashikueset më të forta, e cila parashikoi tërmetin e vitin 2019 në Shqipëri, pandeminë e shumë të tjera si këto. Sipas saj, parashikues i saktë nuk është ai që bën keq, por ai që thotë të vërtetën dhe pritet të ndodhë.

- Advertisement -

Jeni kuriozë të dini se çfarë do të ndodhë në 2022? A do të mbarojë pandemia dhe si të veprojmë? Znj.Irini ka një përgjigje për këtë gjë.

Dajana: Çfarë parashikon për vitin 2022 znj.Irini se jemi të gjithë shumë të frikësuar? Znj.Irini: Unë nuk jam e frikësuar dhe do doja që as ju të mos e merrni në këtë formë. Patjetër do të them të vërtetën dhe Shqipëria është njësoj si pallatet që po ndërtohen, një mashtrim nga të tjerët që po bëhet hap pas hapi.

Në 2022 priten gjëra të vështira dhe më fal se po flas kaq hapur, por e mban mend vitin 1997? Atëherë viti që do vijë do jetë akoma më keq dhe Shqipërinë do e kaplojë varfëria dhe shumë njerëz do e vuajnë psikologjikisht dhe financiarisht këtë pjesë. Dua t’iu them njerëzve që të mos kenë frikë dhe të jenë të fortë psikologjikisht. E gjitha kjo që po bëhet është për të zhdukur popullsinë dhe këtë nuk ka shanse t’a ndërrojë njeri.

- Advertisement -

Dajana: Mendon që pandemia do të mbarojë, pasi janë të gjithë të lodhur psikologjikisht? Znj.Irini: Kjo është një Iuftë ku do durojmë dhe do të Iuftojmë të paktën edhe për 6 muaj të tjerë, por nuk duhet të harrojmë se deri tani janë shkatërruar miliona njerëz. Por, është e sigurt që pas 6 muajsh kjo do të mbarojë.Ne do të dalim të fituar, thjesht duhet pak durim, jo frikë sepse kjo është një lojë shejtanllëku. /Ora News

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit