-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mori çmim nga Kurti por nuk e falënderoi, sqarohet Ramiz Lladrovci

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sot ka pranuar një çmim nga kryeministri Albin Kurti, për performancën më të mirë komunale.

Ai përmes emisionit “Frontal”, në T7 e ka falënderuar publikisht kryeministrin Kurti për këtë çmim.

- Advertisement -

“Është një çmim, që organizimi solemn ka qenë sot, sepse çmimi është ndarë para dy ditësh. E falënderoj kryeministrin Kurti për një organizim të mirë që e kishte bërë sot”, ka thënë ai.

Gjatë ceremonisë së pranimit të çmimit, Lladrovci ia ka dedikuar çmimin ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ai tha se e ka bërë këtë gjë, pasi sipas tij ka qenë Veseli ai i cili e ka mbështetur më së shumti në zbatimin e ligjit, llogaridhënies dhe transparencës.

“Unë ja kam dedikuar atij që më ka mbështetur më së shumti në zbatim të ligjit, llogaridhënies dhe transparencës, por edhe të gjithë zyrtarëve të komunës”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Lidhur me raportet në mes të tij dhe Kurtit, Lladrovci tha se nuk kanë asgjë të keqe mes veti.

“Nëse ju e keni përcjell live takimin e kam përshëndetur dhe e kam falënderuar. Asnjëherë nuk ka asgjë në këtë drejtim. Kur ka diçka unë e them, por nuk ka asgjë të keqe lidhur me këtë”, deklaroi ai në “Frontal”.

- Advertisement -

“Këtë çmim ne e kemi fituar në shtator të 2020-ës. Disa kryetar të komunave që nuk janë pajtuar me vlerësim e kanë kthyer. Kanë menduar që komuna e Drenasit nuk e ka merituar këtë çmim. Çmimi është rivlerësu dhe është dëshmuar që komuna e Drenasit ka bërë punë të mirë”, deklaroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit