8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mori vendim për të tërhequr anijen nga ishulli grek, Turqia “shemb” shpresat e Greqisë, bën një tjetër lëvizje të papritur

Rekomandime

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis deklaroi se kthimi për në Turqi i anijes kërkimore turke “Oruc Reis” është hapi i parë pozitiv në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Kthimi i ‘Oruc Reis’ është hapi i parë pozitiv. Shpresoj që të ketë vazhdimësi në këtë aspekt. Ne duam të bisedojmë me Turqinë, por në një klimë ku nuk do të ketë provokime, tha kryeministri Mitsotakis.

- Advertisement -

Ai tha gjithashtu se dialogu është mënyra e vetme për të tejkaluar problemet që kanë dy shtetet sa i përket përcaktimit të kufirit ujor.

Por Turqia ka hedhur poshtë dhe ka shuar çdo iluzion nga ana e shtetit grek, pasi deklaroi se anija do rikthehet për të filluar kërkimet në ishullin grek Kastellorizo.

Turqia nuk po heq dorë nga të drejtat e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa anija e saj kërkimore u kthye në breg, tha ministri turk i mbrojtjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit