Me anë të një komunikate për media, Viva Fresh Store i këshillon konsumatorët që të mos bëjnë panikë dhe se janë të gatshëm të shërbejnë në çdo moment.
Menaxhmenti i kompanisë Viva Fresh Store, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovë dhe konsumatorët e saj besnikë se, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që përgjatë këtyre ditëve, të ofrojë shërbime sa me cilësore, në gjithë rrjetin e marketeve të saja, në tërë Kosovën.
Të gjithë jemi dëshmitarë se si këto ditë, si pasojë e frikës nga Koronavirusi, qytetarët e Kosovës kanë filluar të furnizohen më produkte bazë, për nevojat e tyre të përditshme. Si rezultat i blerjeve të mëdha, NE jemi përgatitur që në vazhdimësi, t’i furnizojmë me kohë, pikat e shitjes në gjithë Kosovën.
Gjithashtu, kemi marr mbështetje edhe nga furnitorët tanë të rregullt, që gjatë kësaj periudhe të furnizohemi në mënyrë të vazhdueshme, më të gjitha produktet e nevojshme, duke eliminuar çdo mundësi, të mungesës së produkteve, për familjet tona të shenjta.
Po ashtu, ju bëjmë me dije se, në këto momente që po kalojmë, nuk kemi nevojë që të krijomë panik dhe frikë për mungesë të produkteve pasiqë, kompania Viva Fresh Store ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta kaluar këtë situatë.
Gjithashtu, JU garantojmë se nuk do të ketë ngritje të çmimeve si dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ZBRITJE dhe OFERTA, në gjithë gamën e gjerë të produkteve, të cilat janë të domosdoshme, për secilën FAMILJE në tërë Kosovën.
Edhe përkundër fluksit të madh të blerjeve, shërbimi ndaj secilit konsumatorë, nuk do të mungojë dhe do të jetë sa më cilësor.
Për gjithë këtë punë të palodhshme, kompania Viva Fresh Store, falënderon gjithë stafin e saj për gatishmërinë dhe profesionalizmin e ofruar pa rezervë, përgjatë këtyre ditëve. Pa mbështetjen e stafit, NE si kompani, nuk do të kishim arritur, që t’i shërbejmë me kohë, gjithë konsumatorëve tanë besnikë.
Viva Fresh Store do të vazhdojmë edhe me tutje, të ofrojmë shërbime profesionale, për çdo FAMILJE!
Viva Fresh Store …e FAMILJES!