1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mos digjni hamulloret (stërrnishtat) aplikoni qarkullimin bimor

Rekomandime

Profesiri Mr.sci Ali Morina përmes një statusi ka bërë thirrje që të mos digjen hamulloret ku në mënyrë shkencore ka spjeguar pasojat ekologjike të kësajë dukurie transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Statusi i plotë:

Kēshilla profesionale për fermer.
MOS DIGJNI HAMULLORÈT (STËRRRNISHTAT) APLIKONI QARKULLIMIN BIMOR.
Djegia e hamullorëve “vr.et”tokën dhe ndotë mjedisin, prandaj KUJDES.

Djegia e stërrnishtave dëmton tokën dhe shkatërron mikrofloren dhe mikrofaunën si dhe ndotë mjedisin jetësor dhe si pasoj rritë efektin serrë duke kontribuar në rritjen e shkalles se ngrohjes globale.

- Advertisement -

Djegia e stërrnishtave është potencialisht shkaktare edhe e djegies se kulturave tjera ne afersi, pyjeve dhe të vëndbanimet rurale.

Pas korrjes se grunajeve e njejta tokë mund të shfrytëzohen edhe për mbjelljen e kulturave tjera si misri foragjer me vegjetacion të shkurtër nen 100 ditë, perime etj.
Rëndësia e mbjelljes se kulturës se dytë do tē shërbej edhe si qarkullim bimor.
Qarkullimi bimor bujqësor është posaqerisht i rëndësishem në prodhimin organik bujqësor sepse përmes tij ne mēnyrë natyrore pengohet shumimi i barojave të këqija, semundjeve, demtuësve duke i ikur aplikimit te pesticideve.
Kur djeget biomasa,

- Advertisement -

lirohet sasi e madhe e C02, nga 100kg kashtē do të krijohen 8kg lëndë e fresket dhe deri 30kg materje humusore.

Lëndet organike në tokēn bujqēsore krijohen si rezultat i proceseve jetësore gjegjesisht i bashkēveprimit tê mbetjeve bimore dhe asaj shtazore që jetojnē në tokē.

Nese masa bimore pas korrjes digjet, temperatura në tokë arrinë në 200-300’C, atëhere jo vetem qe humbē lënda organike, por do tê shkatērohet edhe e terë masa e organizmave te gjallēte cilet janē të dobishme për tokēn

Pjesa me e madhe e kētyre organizmave tê gjallë zhvillohen në temperaturē 10-20’C e rrallë edhe në 20-35’C.

Qarkullimi bimor ka keto benefite si pēr bimet e po ashtu edhe pēr tokēn:
1. Rregullon mardhënjët reciproke të kulturave bimore, barojave të këqija, semundjeve dhe dëmtuësve.

2. Përmirëson përmbajtjen e humusit dhe ruanë % tij në tokë.
3. Përmirëson strukturen e tokës.
4. Rritë shfrytëzimin e materjeve ushqyese nga bimët.
5.Kontrollohen me lehtë barojat e këqia.

Rekomandimet

Sterrënishtat asasi nuk duket e kallën, por pas korrjes siperfaqja e ngastres duhet të lavrohet cektë 10-12cm, ku përmes lavrimit fusim masen e gjelber bimore në tokë ku behet procesi i mineralizimit të materjeve nga mikroorganizmat banues në tokē, Farat e barojave të keqia ato mbijen dhe ruhetlagështia në tokë.

Futja e mases se gjelber ne tokë, konsiderohet edhe si pleherim i gjelber Sediracion.Në siperfaqet e pa lavruara kemi humbje të lagështise si proces Evaporacioni, siperfaqet e lavruara nuk plasariten.

DIKUR NATYRA E KA FRKËSUAR NJËRIUN, KURSE SOT NJËRIU E FRKĒSON NATYRËN. Zhak Iv Kusto.
Mr.sci. Ali MORINA, agronom

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit