3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“Mos fol për Astrit Deharin se keq kalon”, përpIasje mes Tomë Gashit e Valon Sylës

Rekomandime

Avokati Tom Gashi dhe gazetari Valon Syla kanë debatuar ashpër teksa po diskutohej për rastin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Syla në Pressing të T7 e kishte përmendur këtë rast për të cilin tha se nuk do të zbardhet kurrë, ndërsa Gash i nervozuar i kishte thënë që të mos e përmend rastin Dehari përndryshe “keq kalon”.

- Advertisement -

“Krejt rastet je duke i zgjidh ti, prej Deharit”, tha Syla.

“Krejt rastet i zgjidhi une. Mua mund te më ofendosh sa të duash, po për rastin Dehari mos fol edhe një herë se keq kalon. A e di kur kalon keq, bash në këtë sekond”, ia ktheu Gashi.

“Zgjidhe rastin, edhe krejt zbardhe, po me ty kurrë s’ka me u zbardhë”, vazhdoi Syla.

- Advertisement -

“Mshele gojën, për mua thuaj çka të duash, për rastin Dehari mshele gojën. Që ke qejf për rastin Dehari folim pas emisionit”, ia ktheu sërish Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit