Ramush Haradinaj sot ka dhënë ‘show’ në Suharekë, ku pasi piu raki, fillojë me batuta e me shaka, duke lutur bashkë partiakët që mos t’ja hajnë rrushin, shkruan Gazeta Metro.
Suhareka doli të jetë me interes për liderët e partive politike. Madje, sot, tre kandidatë për kryeministër shkuan aty.
Ndërkohë, Ramush Haradinaj tha se shkoi në Suharekë në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe jo për të bërë fushatë. Veçse, nuk harroi të përmend edhe moton e tij.
Derisa ju servua shumë raki, Haradinaj lëvdojë personin që e kishte përgatitur atë.
Kryeministrit në dorëheqje, ju dhurua shumë rrush saqë u detyrua që të ja jepte shoqëruesve të tij që të ja mbanin.
Derisa ai ka pasur një lutje ndaj tyre.
“Mos ma hani rrushin”, i ka thënë Haradinaj personit që ja ka dhuruar për të ja mbajtur një kalavesh rrush.
Shikoni video nga minuta 02:00.