-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Mos ma prek barbar lahuten!

Rekomandime

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar (“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”) denoncon reagimin e zbehtë (në fakt të shitur) të Ministrisë së Kulturës Shqiptare, heshtjen e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Institutit të Kulturës Popullore të Shqipërisë, pas refuzimit të UNESKO-s për Eposin e Kreshnikëve dhe pranimit të Guslës Serbe- si pjesë të trashëgimisë botërore, duke përjashtuar Lahutën Shqiptare.

Në këtë refleksion do t’i paraqes argumentet tanë shkencorë.

- Advertisement -

Greket e Antikitetit i quanin barbarë të gjithë popujt e tjerë, të cilët nuk e flisnin gjuhën e tyre dhe nuk ishin pjesë e arealit të tyre kulturor.

Greqia e Homerit, Aristotelit, Platonit, Sofokliut, Perikliut, Likurgut, Euripidit, Demostenit, Atdheu i Demokracisë, ia lejoi vehtes ta quante qytetërimin e vet superior në Mesjetën e Hershme, por barbarët e vërtetë u vetëindentifikuan si vëllezërit e tyre Sllavët e Jugut, ku serbët luajtën rol të dorës së parë.

Kjo popullsi e egër nomade, që dikur endej nëpër Stepat e Uraleve, vërshoi në trevat e Ballkanit të sotëm në shekujt 6-7-t të Erës Sonë.

- Advertisement -

Barbaria, egërsia e tyre, mizoritë, vrasjet, plaçkitjet, shkatërrimi i tempujve të lashtë, kishave e manastireve të Ilirisë, deshmon se ata iu sulën njerit prej tre popujve, që së bashku me romakët dhe grekët, janë themelues të Krishtërimit.

Serbët, edhe sot pas 1500 vjetësh, nuk kanë arritur të hyjnë në Kodin e Civilizimit Europian.

- Advertisement -

Mashtrimi e gënjeshtra, tjetërsimi i historisë, megallomania mitologjike e përpjekja donkishoteste për ta imponuar lashtësinë e kulturës së tyre duke vjedhur atë të shqiptarëve është ADN-ja e Shtetit Serb, që nga Perandoria e Car Dushanit e deri në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, Jugosllavinë Titiste e Serbinë gjakatare të Sllobodan Millosheviçit.
Serbia e sotme e Aleksandër Vuçiçit akoma ka mbetur në barbarinë e saj, çka e demonstroi para gjithë Botës në stadiumin e Beogradit duke iu sulur si dema të tërbuar lojtarëve tanë të Ekipit Kombëtar të Futbollit, në shtëpinë e tyre, pse mbrojtën simbolet tona kombëtare si matadorë të vërtetë.

Por ajo shkoi më tej sa përmes mashtrimit e shantazhit kërkon të marrë përseri troje të tjera shqiptare nga Veriu i Kosovës, gjoja me korrigjim të kufijëve.

Tani, së fundmi, në pikë të ditës, u grabiti shqiptarëve me blerje të UNESKO-s dhe pranim në heshtje të Ministrisë të Kulturës së Shqipërisë simbolin mijëravjeçarë të trashëgimisë kulturore, lahutën iliro-dardano-arbërore.

Shtrohet pyetja?

Përse barbarët duan ta paraqesin si trashëgimi të tyre kulturore Lahutën Shqiptare.

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje me logjikë të ftohtë e me deduksion të logjikës së paanshme historike duhet të themi dy fjalë për këtë instrument, magjik, bashkëudhëtar të iliro-dardano-arbërorëve dhe prej mijëra vjetësh të këngëve epike të Popullit Shqiptar.
Lahuta Shqiptare është po aq e lashtë sa plisi i bardhë, xhamadani e xhubleta, simbole këto të Alpeve tona. Areali i vjetër i Lahutës e aedeve të saj në lashtësi shtrihej në të gjitha vargmalet tona të banuara nga fiset ilire duke u shtrirë deri në Dalmacinë e Epërme e në Lindje deri në Bosnjen e sotme.

Lahuta është instrumenti muzikor autentik shqiptar.

Elementët, me të cilët është e ndërtuar e tregojnë vjetërsinë e saj. Mjafton një dru lisi për të gdhendur kokën e bishtin dhe një hark druri i tendosur me një copëz tel të hollë të përbërë me qime të bishtit të kalit, lëkura e dhisë e tendosur dhe e mbërthyer mbi suprinën zgavër të kokës së lahutës, e fiksuar mbi kunja druri, që lahutari mjeshtër të prodhojë tingujt magjik.

Nuk ka pasur nevojë aspak të presë epokën industriale për të dalë në dritë si veglat e tjera muzikore, siç janë violina, pianoja apo edhe çiftelia e sharkia, të cilat janë të reja në kohë.

Elementët me të cilët përbëhet lahuta janë prezente në trojet tona të banuara prej mijëra vitesh.

Dihet se ilirët e pasardhësit e tyre e kanë patur të njohur mitin e lisit e gdhendësit e tyre ishin me famë që nga anijet liburne, zbukurimet e pallateve mbretërore, ikonastët e kishave e manastireve deri tek odat e burrave të Malësisë dhe djepat e fëmijëve. Mjeshtrat e gdhendjes së drurit lanë pas një trashëgimi mahnitëse kulturore e simbolesh, nga Epoka e Paganizmit e deri tek ditët tona.

Lahuta Shqiptare është po aq, në mos më e vjetër se lira e Orfeut të Greqisë, e na vjen nëpër mugëtirën e shekujve.

Tingujt e saj, që shoqëruan këngët epike, janë monument i pavdekshëm që shqiptarët u kanë ngritur prijësave të tyre. Veprat heroike janë përcjellë në breza me anë të aedeve tanë të cilët i kanë mësuar përmendësh e transmetuar besnikërisht në breza.

Është koha t’iu kujtojmë serbëve se nuk është faji i shqiptarëve që ardhacakët e Stepave nuk kanë një Epos Kombëtar, siç e kanë shqiptarët Eposin e Kreshnikëve, Gjergj Elez Alinë, Lahutën e Malësisë dhe Fishtën, apo një “Iliadë”, siç e kanë grekët me Homerin.

Epilogu Lambertz me origjinë (gjermano-austriake) pajtohet se Këngët e Eposit të Kreshnikëve rrodhën në kohën e dyndjeve të Sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm dhe ruajnë ende kujtimin e Iuftërave të vjetra të Shqiptarëve kundër Sllavëve në vitet 700-800.

Këto këngë janë eposet e fundit aktive në Europë në fillim të Mijëvjecarit të ri, që zunë vend në arealin e Epikës Botërore.

Folkloristi Qemal Haxhihasani na sjell studimin dhe promovimin në Suedi nga studiuesi Ullmar Ovick të nën Ciklit të Eposit të Kreshnikëve, Baladën e Gjergj Elez Alisë.

Aleks Buda ka një kontribut të shquar në hulumtimin e Eposit të Kreshnikëve. Ai na rrëfen se këto këngë sjellin konfliktin e përgjakshëm të Shqiptarëve me Serbët rreth shekujve 6-7-të, pikërisht kur u shfaqën ata dhe kulmoi në shekujt 13-14, në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror të Nemanjicëve.

Studiuesi, babai i folklorit, Ramadan Sokoli, shprehet se:
“Vegla muzikore si Lahuta, e cila përfaqëson tipin e hershëm të veglave kordofone me hark përdoren nga popuj të largët dhe të afërm. Të tilla janë “revanstroni” i Indisë, “kobizi” i Kazakistanit,” “hixhaku” i Uzbekistanit dhe Armenisë, “komisi” i Kirkizisë, “uhr-sieni” i Kinës, “rebabi” i Arabisë, “cerevali” i Etiopisë, “gusla” e Serbisë Jugore, “lira” e disa krahinave të Greqisë, apo ” lirica” e Maqedonisë e Bullgarisë. Por kjo nuk të thotë se ato kanë të njëjtat shprehje muzikore dhe të njëjtën moshë.

Historikisht dihet se kultura e vjetër egjiptiano-asiro-babilonase-greko-romake nuk ka pasur vegla muzikore me hark. Studimet muzikologjike më të përparuara e kanë flakur tezën antihistorike të prejardhjes së veglave kordofone me hark nga Skandinavia apo India dhe kanë provuar me argumente se prejardhja e tyre është nga Lindja e Mesme dhe kryesisht nga Persia”.

Deri në fillim të shekullit të 19-t kur studiuesi audodidakt Vuk Karaxhiqi, njëri prej themeluesve të Shtetit Serb, me një penël pule dhe barut pregatiti një penë dhe bëri një përmbledhje të këngëve popullore serbe, kultura serbe nuk njihej fare. Ai punoi me moton:
“Kudo ku gjendet një serb i vetëm, aty duhet të gjej vend Shteti Serb”.
Por ky shtet nuk përfaqësonte asgjë më shumë se një tribu afrikane dhe nuk kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e asnjë studiuesi serioz europian.

Sipas Ramadan Sokolit, Eposi i Kreshnikëve është dokumentuar qysh në vitet 1300, pra rreth 500 vjet parë se të kujtohej Karaxhiqi.

Eposi Shqiptar i Kreshnikëve, ky monoment madhështor i kulturës së Kombit tonë, do të ishte pa Lahutën si predha pa detonatorin, apo avioni pa karburant.

Ky Epos lindi për të përjetësuar qëndresën e kreshnikëve shqiptarë në betejat me hordhitë serbo-sllave, krajlët, kapedanët e vojvodët e tyre gjakatarë.

Lahuta jonë ësht jo vetëm pjesë e ADN-së dhe e lashtësisë, por tashmë përfaqëson një emblemë të kulturës, folklorit dhe etnosit me të cilën identifikohemi para botës së civilizuar dhe kontributin e pamohueshëm në kulturën e popujve.

Ajo është institucioni i kuvendimit të Shqiptarëve me Zotin.

Me Lahutë është kënduar Teuta e Genti, Milloshi-Princi i Drenicës që i preu kokën Sulltan Muratit, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) e Lekë Dukagjini, Nora e Kelmendit, Oso Kuka, Zhuj Selmani, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ded Gjo’ Luli, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem Galica, Çun Mula, Prek Cali dhe luanët e maleve që ranë gjatë shekujve në betejat për liri.

Me këtë lahutë Iuftoi për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit deri në Gur t’Shpuem (në Nish) Hyjnori, “Nderi i Kombit”, Dervish Luzha. I vetmi Iuftëtar i Iuftës së Dytë Botërore pa pushkë, me shkop e lahutë. Populli i këndon sot duke e apostrofuar: “Iuftoi Baca deri n’Gur t’Shpuem”.

Sot dhe gjithë ditën në Kurorën e Alpeve Shqiptare, nga Vermoshi në Bjeshkët e Nemuna, në Majat e Shalës, në Nikaj-Mertur, Rugovë, në Shkelzen dhe në Bjeshkët e Rrafshit të Dukagjinit Lahuta rrinë e varur krenare në Odën e Miqve e tingujt e saj ushtojnë brez pas brezi.

Nuk është rastësi që Poeti ynë Kombëtar Gjergj Fishta, i cilësuar “Homeri Shqiptar”, kryeveprën e tij epike e ka pagëzuar “Lahuta e Malsisë”.

Kjo ka ndodhur jo vetëm për faktin se betejat më të përgjakshme me turqit dhe sllavët janë zhvilluar në arealin ku lahuta zenë kryet e vendit, por edhe për faktin kokëfortë se përmes lahutës shqiptare është ruajtur e përcjellë mrekullisht brez pas brezi jeta e zakonet shqiptare, mitologjia, e drejta zakonore dhe betejat e pergjakshme për liri.

Në vitet 1920-1924 studiuesit françeskan At Bernardin Palaj e Donat Kurti i ranë pash me pash Veriut të Alpeve Shqiptare dhe mblodhën nga goja e rapsodëve ciklin e mrekullueshëm të Eposit të Kreshnikëve, i cilësuar me të drejtë krahas trashëgimisë ilire, Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Epokës së Gjergj Kastriotit, si kuarteti i shenjtë i trashëgimisë historike-kulturore-juridike të Kombit Shqiptar. Të ndriturit Palaj dhe Kurti u ekzekutuan me urdhër të Beogradit në vitin 1946 nga diktatura komuniste e instaluar me dhunë, por ata lanë një vepër të pavdekshme në dobi të Atdheut tonë. Albanologia ruse Agni Desnikcaja e ka vlerësuar Palajn si “njohësi më mirë i Alpeve”. Në vitin 2016 ai shpallet “Shenjtor”.

Pa lahutë nuk ka Epos, e kjo është një aksiomë që nuk ka nevojë për vërtetim.

Do ta veçoj rapsodin Sokol Martini, i cili dinte 10.000 vargje përmendësh nga Eposi i Kreshnikëve. Kjo konformon të vërtetën historike se ky rapsod shqiptar, i lindur në zemër të Alpeve, e ka trashëguar nga të parët e tij rapsodë të tjerë këtë margaritar të rrallë të kulturës shqiptare, por dhe të mbarë njerëzimit.

Këngët e lahutës nuk ishin vetëm përjetësim i bëmave historike dhe heronjëve të tyre, por edhe një adrenalinë e fuqishme për trimat shqiptarë në prag të betejave homerike.

Kur Oso Kuka sheh në endërr hijen e vdekjes që endet në Vraninë, një natë para betejes shfarosëse të hordhive malazeze, ngrihet në këmbë e ju drejtohet trimave të tij:

“Merr Kaçel njëherë lahutën

E na thuaj një këngë shqiptare,

Se shqiptarët nga Iufta nuk tuten,

Se nuk mbajmë zi pa dal fare”.

Asnjë poet në botë nuk ka arritur të skalisë në vargje bukurinë femërore, siç e kanë gdhendur të parët tanë portretin e Tanushës së Krajlit Serb.

Po të ngrihej nga varri anonimi gjenial i vargjeve do të bërtiste në kupë të qiellit: “Mos ma prek barbar lahutën”.

Ku është Shteti Shqiptar?

Ku është Akademia e Shkencave?!

Ku është Instituti i Kulturës Popullore?!

Ku është Ministria e Kulturës?!

Ku janë studiuesit e intelektualët, që janë mburrur me studimet e tyre?

Pse janë strukur?

Pse po heshtin përpara këtij fallsifikimi skandaloz të historisë.

Rilindja, Qeveria e saj, Ministria e Kulturës së tallavasë me heshtjen e tyre ia banë bonus Serbisë së Vuçiçit, mikut të Ramës, Lahutën Iliriane.

Znj. Kumbaro, po ju sjell ju dhe shqiptarëve në vemendje Festivalin Folklorik të Gjirokastrës të vitit 2015. Ansambli i Qarkut të Kukësit me grupin e valltarëve të Tropojës interpretoi me mjeshtri të lartë artistike: “Kercimi i Kreshnikëve në Logun e Zanave”, pra solli pikërisht Eposin e Kreshnikëve, shoqëruar me vajtimin e thekshëm të Ajkunës për të birin Omerin:

“T’u shoftë drita ty moj hanë,

Që s’ma çove një fjalë mbramë.

N’Lugje t’Verdha për me dalë E me hy nj’i vorr me djalë.

Çou Omer e luaj me zana

Se ty vorrin ta ruan nana”

Duke qenë se edhe numrat e tjerë ishin të spikatur juria e Festivalit mendonte për çmimin e parë, por ju në mënyre brutale, me hakmarrje politike, na përjashtuat nga çdo çmim. Kjo është lehtësisht e verifikueshme nëse i referohemi arkivit të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, maj – 2015.

UNESCO ka pranuar si pjesë të saj Luginën e Lumit të Gashit, por nuk pranon Eposin e Kreshnikëve që kanë jetuar në këtë luginë. Vajtimi i Ajkunës ka ndodhur vetëm pak kilometra larg Luginës së Gashit, në hyrje të Grykës së Dragobisë, në fshatin Kelcyrë, ku ended he sot nuk këndojnë zogjtë, as qyqja, për shkak të mallkimit të Ajkunës për vdekjen e të birit, Omerit. Dylyftimi i Gjergj Elez Alisë me Bajlozin e Detit ka ndodhu në fshatin Mejdan, rrëzë malit Shkëlzen, që ngrihet madhështor përballë Luginës së Gashit, i cili është qendra e Shqipërisë Etnike. Në shpatet e tij janë të arkivuara dylyftimet e Mujt dhe Halilit me krajlitë serbe.

A janë të njëjta qendrimet e juaja, znj. Ministre?

Tani nuk ka mëdyshje. Ju e keni sabotuar edhe Eposin e Kreshnikëve, edhe Lahutën si shpirt të tij….

Barbarët e Jugut, Grekët, na e grabitën historinë, udhëheqësit shqiptarë të Pavarsisë së tyre, i përzunë vëllezërit çamë nga trojet e tyre duke i masakruar rrugës. Kërkojnë të na marrin Detin dhe të asgjesojnë Kauzën Çame në bisedime të fshehta me Qeverinë e Rilindjes. Na grabitën fustanellën.

Nëpërmjet agjentëve të tyre kulturorë asgjësuan rrugëtimin e Polifonisë për në UNESCO duke e zëvendësuar me Iso-Polifoninë.

Barbarët e Veriut, Serbët, penguan pranimin në UNESCO të Eposit të Kreshnikëve, tani na grabitën Lahutën.

Ata që fallsifikuan historinë në Betejën e Fushë-Kosovës të vitit 1389 po shtrembërojnë dhe historinë e kulturës shqiptare dhe Eposin e Kreshnikëve, që duhet të jetë në UNESCO përkrah me Eposet e Gilgameshit, Vedave Indiane, Dioskurëve të Greqisë, Nibelungëve të Gjermanisë, Këngëve të Rolandit të Francës, Këngëve të Sidit të Spanjës.

Po e mbyll këtë refleksion duke perifrazuar vargjet e poetit Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh, interpretuar nga këngëtarja brilante, Fatmira Breçani – Mjeshtër e Madhe:

“Mos ma shaj barbar lahutën

Se unë kurrë s’e kam dasht Iuftën

Se kam dasht kangën me gjak

Deri mu çel vorri në prag.

S’kam dasht’ kangë me plumba e shpata

Por ka shkoi une nuk pata

Ditë për ditë ma kan djeg shpin’

N’bark të nanës m’kan pre femin.

Veç përballë, jo s’u ndala,

Për liri djalin e fala.

I të gjithve është ky qiell.

Gjithkush ka nji hise diell.

E kam dhanë bukën e krypen.

Permas shpine m’kan’ fut thikën.

Edhe shkronjat n’Abetare

Gjak pikojnë e janë plot varre.

N’male t’mia plot me dritë

Thonë banojnë, o Perënditë!

Jam rrit’ bashk me Perëndi,

Nuk due Iuftë, po due liri”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit