12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Publikohet traileri i dytë i “House of Gucci”, fansat të mahnitur me aktrimin e Lady Gaga

Rekomandime

Është publikuar paraqitja e dytë e shkurtër e filmit të shumëpritur “House of Gucci”, me aktorë Lady Gaga dhe Adam Driver. Shumë parashikojnë se filmi i regjisorit Ridley Scott do të jetë një hit i madh.

Skenari është i bazuar në librin e Sarah Gay Forden, “House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madndess, Glamour and Greed”, ndërsa është shkruar nga Roberto Bentivegna.Filmi flet për kontroversen Patrizia Reggiani, e cila pasi u bë pjesë e familjes Gucci, u përpoq të përfshihej në biznesin e familjes, pavarësisht pakënaqësisë së bashkëshortit të saj, Maurizio Gucci dhe babait të tij.

- Advertisement -

Lady Gaga do të luajë pikërisht rolin e Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortes së Maurizio Gucci – gjigantit italian të modës dhe njeriut të parë të brendit Gucci – e cila kaloi 18 vite në burg pasi angazhoi një vrasës me pagesë që të vrasë ish-burrin e saj.

Në burg e mori nofkën ‘Black Widow’ (Vejusha e zezë), ndërsa u lirua në vitin 2016.Sipas komenteve të insertit filmik të publikuar në YouTube, këngëtarja Lady Gaga i ka gëzuar më së shumti njerëzit me aktrimin e saj. Komentues të shumtë e kanë lëvduar portretizimin që i ka bërë ajo protagonistes.

Jared Leto është një tjetër protagonist i këtij realizimi, i cili ka mahnitur me ndryshimin e tij të madh për rolin e Paolo Gucci, i cili dikur ishte nënkryetar i kompanisë Gucci. Jeremy Irons, Salma Hayek e Al Pacino, janë yjet tjera të këtij filmi.Filmi për familjen Gucci, “House of Gucci”, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 24 nëntori i këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit