4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Putin arreston dy kokat kryesore të inteligjencës ruse pasi ata e gënjyen për Ukrainën

Rekomandime

Presidenti rus, Vladimir Putin, raportohet se ka vendosur në arrest shtëpiak kreun e degës së inteligjencës së jashtme të FSB’së, Sergey Beseda, pasi që ai është i zemëruar me shërbimet e sigurisë që nuk e paralajmëruan atë se Ukraina mund t’i rezistojë ashpër pushtimit.

Vladimir Putin thuhet se ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB’së dhe zëvendësin e tij pasi i ka fajësuar ata për dështimet e inteligjencës, pasi që ushtria e tij u përballen me një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë.

- Advertisement -

Sipas Daily Mail, Andrey Soldatov, një autor i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB’së i thanë atij se Sergey Beseda, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putinit.

Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Besedës, sipas Soldatov, i cili tha se Putini është ‘vërtet i pakënaqur’ me agjencinë, të cilën ai e drejtonte para se të bëhej president.

- Advertisement -

Thuhet se presidenti rus fajëson agjencinë e inteligjencës, e cila e siguroi atë përpara pushtimit se forcat ruse do të përballeshin vetëm me rezistencën simbolike nga ushtria ukrainase dhe se vetë ukrainasit ishin të etur për të hequr qafe liderët e tyre.

- Advertisement -

Shërbimi i sigurisë FSB dyshohet se i dha atij inteligjencë duke sugjeruar se Ukraina ishte e dobët, e mbushur me grupe neo-naziste dhe do të dorëzohej lehtësisht nëse sulmohej.

Në fakt, forcat e armatosura ruse janë përballur me rezistencë të ashpër nga ushtarët ukrainas që i kanë luftuar ata deri në ndalesë, kanë shkaktuar humbje të mëdha dhe i kanë detyruar komandantët e Putinit të përdorin një luftë brutale rrethimi që deri më tani ka dhënë pak rezultate.

Lajmi vjen pasi Putin dje tha se kishte shkarkuar gjeneralët e tij të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit