8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mos më bëni presion për Kosovën! Në të kundërtën, e ndezi Bosnjën!”, Latifi dekokodon mesazhin e lojtarit që po ushqen krizën në Bosnje

Rekomandime

Profesori universitar Blerim Latifi, ka komentuar takimin mes anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Latifi ka thënë se Dodik, si njeriu kryesor i Vladimir Putinit në Bosnjë, po përpiqet ta tërheq Erdoganin në krizën e re të Bosnjës, duke i njohur rolin e protektorit të myslimanëve të saj, me qëllim që divergjencat dhe tensionet e Perëndimit me Erdoganin t’i projektojë në tensionet e Repubika Srpska me pjesën myslimane të Federatës Boshnjake.

- Advertisement -

Sipas tij, një lojtar tjetër në këtë lojë është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili “po e ushqen krizën në Bosnjë për ta përdorur si mburojë nga presionet perëndimore që kanë të bëjnë me Kosovën”.

“Mesazhi i koduar i këtij përdorimi është i lehtë për t’u kuptuar: Mos më bëni presion për Kosovën! Në të kundërtën unë e ndezi Bosnjën!”, ka shkruar Latifi në një postim në Faceook.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Me të mbaruar takimin me emisarin amerikan, Millorad Dodik u nis për në Ankara që të takohet me Erdoganin. Ata që mendojnë se njeriu kryesor i Putinit në Bosnjë, po përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin e Bosnjës, janë thjeshtë naivë. Kushdo që e kupton logjikën makiaveliste të lojërave politike, nuk e ka ta vështirë ta zbërthejë taktizimin e Dodikut me këtë vizitë.

Ka kohë që marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Erdoganit nuk janë aspak të mira. Natyrisht, për shumë arsye, por sot, përgjithësisht, në Perëndim Erdogani perceptohet si lider që e ka shndërruar Turqinë në një shtet autoritar dhe po kërcënon kohezionin e NATO-s përmes thellimit të bashkëpunimit me Rusinë e Putinit. Në këtë kontekst, dinaku Dodik po synon ta tërheq Erdoganin në krizën e re të Bosnjës, duke i njohur rolin e protektorit të myslimanëve të saj, me qëllim që divergjencat dhe tensionet e Perëndimit me Erdoganin t’i projektojë në tensionet e Repubika Srpska me pjesën myslimane të Federatës Boshnjake. Natyrisht, Erdoganit i pëlqen ky rol prej protektori, prandaj edhe e priti aq shpejt në takim Dodikun. Por e gjithë kjo situatë, në thelbin e saj, paraqet një kurth taktik për myslimanët e Bosnjës, kurth i menduar mirë nga serbët.

- Advertisement -

Sa më shumë që myslimanët e Bosnjës do të joshen për të hyrë nën kujdestarinë e Erdoganit, aq më shumë mbështetja për ta do të zbehet në Perëndim. Dhe nuk është e vështirë të kuptohet se cilat mund të jenë pasojat: aspiratat serbe për ta dezintegruar Bosnjën dhe bashkimin e Republika Srpska me Serbinë do të gjejnë përherë e më shumë mbështetës në zyrat vendimmarrëse të Perëndimit.

Sigurisht nuk duhet harruar një lojtar tjetër në tërë këtë lojë: presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Ai po e ushqen krizën në Bosnjë për ta përdorur si mburojë nga presionet perëndimore që kanë të bëjnë me Kosovën. Mesazhi i koduar i këtij përdorimi është i lehtë për t’u kuptuar: Mos më bëni presion për Kosovën! Në të kundërtën unë e ndezi Bosnjën!

Që nga dita kur u kuptua se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor është hequr nga rendi i ditës për një kohë të gjatë, në Ballkan kanë filluar të shfaqen fantazmat e të kaluarës, duke filluar nga kryeqyteti i tyre: Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit