Të mërkurën nisi aplikimi për lotarinë amerikane, e cila do të zgjasë deri më datën 9 nëntor.
Të gjithë personat të cilët dëshirojnë të përjetojnë ëndrrën amerikane, mund ta realizojnë atë nëse fitojnë lotarinë përmes përzgjedhjes së rastësishme.
Një ditë pas startimit të këtij aplikimi të dëshiruar prej shumë shqiptarësh, ambasada amerikane ka lëshuar një apel të rëndësishëm.
“Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov/“, thuhet në njoftimin e ambasadës.