1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Moskva”, Iuftanija e parë ruse që u fundos që prej Luftës së Dytë Botërore

Rekomandime

Sipas profesor Evan Mawdsley – një historian kryesor i specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore – hera e fundit që një “anije e madhe ruse” u fundos 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi se ndërsa Rusia kishte humbur lloje të tjera të anijeve Iuftarake gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore, Chernova Ukraina ishte e fundit ruse që ishte fundosur në vitin 1941.

- Advertisement -

Profesor Mawdsley shtoi se megjithëse Moskva ishte gati 40 vjeçe, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën Ruse dhe se asnjë anije e re e madhe sipërfaqësore nuk është ndërtuar që nga vitet 1980.

Ai shtoi: “Duke supozuar se Moskva u godit dhe u dëmtua deri në shkatërrim nga një raketë relativisht e vogël Neptun, ngjarja sugjeron se anija kishte mbrojtje të dobët kundër raketave dhe kontroll të dobët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit