Mot kryesisht i vranët dhe i butë do të vijoj gjatë këtyre ditëve të fundit të 2020, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të vijoj të mbetet prezente mbi vendin tonë.Vranësirat e krijuar gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.
Në mëngjes Viti i ri parashihet të vije me mot stabil, pa borë në viset mesatare, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu, por temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesë ditore do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale.
Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s.