1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.07.2021.) E Hënë

Rekomandime

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell, priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

- Advertisement -

Edhe të martën na pret mot jo-stabil, ndërsa cikloni do të jetë në ikje e sipër dhe rrymimet ajrore do të ndryshojnë dhe do të jenë nga drejtimi i veriut drejt jugut. përpos intervaleve kohore me diell, priten reshje lokale shiu dhe vende-vende ende priten rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura mbi rajonin tonë do të vendoset anticikloni i fuqishëm i cili pritet të largojë vranësirat e shiut. Në viset mesdhetare dhe bregdetare priten rritje të menjëhershme të temperaturave, ndërsa në viset tona kontinentale ende do të jetë pak freskët (sidomos mbrëmje, nata dhe mëngjesi) për shkak të rrymimeve ajrore nga veriu, megjithatë priten rritje graduale të temperaturave.

Valë e re nxehtësie sipas të gjitha gjasave pritet nga fundi i javës./Meteoballkan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit