1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Moti për ditën e sotme në Kosovë

Rekomandime

Pas valës së të nxehtit afrikan, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

- Advertisement -

Prej sot një front vranësirash të dendura pritet ta përfshijë vendin duke ndikuar në prishjen e këtij ekuilibri termik.

Vranësirat gjatë ditës së sotme nuk do të jenë të qëndrueshme, kështu që do të krijohen kushte për reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën veriperëndimore të vendit.

Ndërsa nesër, reshjet do të zgjerohen në gjithë territorin. Reshje shiu parashihet të ketë edhe në pjesën e parë të ditës së enjte, kur priten edhe rëniet e ndjeshme të temperaturave.

- Advertisement -

Temperaturat parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi e veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike parashihen të përmirësohen dukshëm, si në shëndet, për shkak të përmirësimit të cilësisë së ajrit, ashtu edhe në florë, për shkak të prezencës së këtyre elementeve meteorologjike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit