Koreja e Veriut do të përdorë armët e saj bërthamore për të “eliminuar” ushtrinë e Koresë së Jugut në rast të një sulmi parandalues nga Seuli: është paralajmërimi i Kim Yo-jong, motrës së fuqishme të liderit Kim Jong-un, i përhapur nga media shtetërore.
Qëndrimi i motrës së liderit, gjithnjë e më qendror për strukturat e pushtetit të Phenianit, u maturua kur Koreja e Veriut rifilloi testet mbi armët që shkelin sanksionet ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së, me ICBM-në e parë të lëshuar nga viti 2017.
Suh tha se ushtria e Koresë së Jugut kishte raketa me “aftësinë për të goditur me saktësi dhe shpejt çdo objektiv në Korenë e Veriut nëse ka shenja të dukshme të lëshimit të raketave”.
Koreja e Veriut do të festojë 110 vjetorin e lindjes së themeluesit Kim Il-sung, gjyshi i liderit aktual Kim më 15 prill: ditëlindja e ‘presidentit të përjetshëm’ është një nga ato ngjarje që Pheniani zakonisht feston me parada ushtarake mbresëlënëse, teste të mëdha të armëve ose lëshime satelitore.