8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

MPJ-ja demanton Daçiqin: Gana nuk e ka çnjohur Kosovën, ka ambasador të akredituar këtu

Rekomandime

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me pretendimet e shtetit serb se Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për Gazetën Express, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ky është lajm i rrejshëm e pjesë e propagandës serbe.

- Advertisement -

Është lajm i rrejshëm i radhës. Çdo anëtar i OKB-së mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB kanë votuar në vitin 2010 rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB që filloi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq që është e kotë të humbësh kohën me të”, tha Zyberaj.

Këshilltari i Pacollit tutje ka thënë se Gana ka ambasador të akredituar në Kosovë.

Gana ka një ambasadore të akredituar në Kosovë. Gana ka një konsull nderi në Kosovë i cili i përfaqëson ata. Kohën e fundit ministri Pacolli u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Ganës në OKB në Nju-Jork”, shtoi ai.

- Advertisement -

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po pretendon se ka arritur edhe një tjetër sukses për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

- Advertisement -

Sipas pretendimeve të tij, Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se Daçiq kishte deklaruar se deri në fund të këtij viti edhe tri shtete do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit