Një përleshje mes pasagjerit dhe kondukterit të autobusit ka ndodhur në një nga linjat e autobusëve në Prishtinë, ku situata ka shkuar deri aty ku pasagjeri ka dashur ta godasë konduktorin.
Lexues të Periskopit kanë dërguar videon dhe ka treguar se pas këtij konflikti, policia ka hyrë në autobus ku edhe ka qetësuar situatën më pas, duke u munduar ta kuptojë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Pos momentit kur udhëtari tenton ta godasë konduktorin, në video paraqitet edhe momenti kur policia merr në pyetje dy pjeëmarrësit në konflikt.