0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

MSNBC raporton për fitoren e Bidenit me fotografi të tij nga Kosova

Rekomandime

Mediumi prestigjioz amerikan ‘MSNBC’ ka përzgjedhur fotografinë e Joe Biden përgjatë vizitës së tij në Kosovë, gjatë kohës sa po shërbente si nën-president në administratën Obama, për ta kumtuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.

- Advertisement -

Përgjatë kohës sa po raportonte pas fitores së 20 votave elektorale të Biden në Pensilvani të SHBA’së, ‘MSNBC’ në ekran shfaqi dy fotografi: njërën që po tregonte për festimet e përkrahësve të Bidenit në SHBA, tjetra ishte fotografia e realizuar e Bidenit me familjen e tij të realizuar në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden, e kishte vizituar Kosovën për herë të parë në vitin 2009 – një vit pas shpalljes së Pavarësisë – në cilësinë e zëvendëspresidentit të SHBA-së.

Paraditen e 21 majit të vitit 2009, njeriun e dytë të Amerikës kishte dalë ta nderojë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së.

Zëvendëspresidenti i atëbotshëm i SHBA’së, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, kishte siguruar se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit