12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vjen edhe reagimi i kancelares Merkel pas triumfit të Bidenit në SHBA

Rekomandime

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se miqësia e Berlinit me SHBA është jetike, pas urimeve për Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane.

- Advertisement -

“I uroj atij fat dhe sukses nga thellësia e zemrës sime dhe gjithashtu uroj Kamala Harris, gruaja e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e vendit të saj”, thotë Merkel në një deklaratë të postuar në Twitter, raporton ATSh.

“Unë pres të punoj me presidentin Biden në të ardhmen. Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”, theksoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit