1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Muhaxheri: Qeveria Hoti e ka ‘momën’ e fortë shumë, më të fortë se Presidenti Thaçi

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se Qeveria Hoti do të jetë e suksesshme edhe për shkak të “kumbarës” së fortë.

Muhaxheri në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria Hoti e ka një “nënë” shumë të fortë e që nuk është Hashim Thaçi.

- Advertisement -

“Qeveria Hoti e ka “momën” e fortë shumë. Zoti Hoti e ka mbështetjen shumë më të fuqishme se që e ka Presidenti Thaçi. Hoti e ka mbështetjen e atij që e mundësoi krijimin e shtetit të Kosovës. Prandaj kjo qeveri do të jetë qeveri që i jep perspektivë këtij vendi”, tha ai.

Nënkryetari i LDK-së thotë se Hoti do të jetë kryeministër i suksesshëm qysh prej fillimit për shkak të ndërmjetësuesve të fuqishëm duke aluduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dita e mirë shihet qysh në mëngjes.

- Advertisement -

Kjo gjë po shihet edhe me menaxhimin e pandemisë në ditët e para dhe planin ekonomik”.

Duke folur për koalicionet Muhaxheri ka thënë se është koha të largohen vijat e kuqe.

- Advertisement -

“Me këtë logjikë si po veprohet sot, as Presidenti Rugova nuk do të kishte ndërtuar koalicione”.

Ai ka shtuar më tej se nëse dikush do të ishte dashur të nxjerrë probleme për koalicion do të ishin deputetët e LDK-së nga Peja për shkak të përplasjeve lokale që kanë pasur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit