4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Muja kundër tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti: Kemi rritje ekonomike, s’ka nevojë momentalisht

Rekomandime

Kryesuesi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka kundërshtuar kërkesën e PDK-së për tërheqjen e 30% të fondeve nga Fondi Pensional.

Deputeti i LVV-së tha se nuk duhet të bëhet shprehi tërheqja e shpeshtë e mjeteve nga Trusti.

- Advertisement -

“Unë nuk isha privilegju sa i përket tërheqjes nuk është çështja a ka mundësi apo s’ka, nëse ne e bëjmë shprehi, ne nuk themi që qytetarët nuk kanë nevojë por unë pajtohem me ju që duhet eksplorojmë mënyra tjera”, ka thënë deputeti i LVV-së.

Muja, duke u mbështetur në të dhënat e BQK-së për rritje ekonomike deri në 10 për qind, tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.

“Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ky debat erdhi pasi deputeti i PDK-së, anëtar i Komisionit, Ferat Shala, kërkoi takim me përfaqësuesit e Trustit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit