Në rrjetin social në Facebook, është duke qarkulluar thirrja se vetëm Murat Jashari i përmbush kriteret për kryetar të Kosovës.
Ndaj kësaj thirrje, ka reaguar ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi, përcjell “Bota sot”.
Loshi shprehet i bindur se Vjosa Osmani do të bëhet presidente e Kosovës.
“Jo dhe jo! Presidente do të bëhet Vjosa Osmani!”, shkruan ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Jo dhe jo! Presidente do të bëhet Vjosa Osmani!
President duhet të bëhesh me aftësitë tua dhe angazhimin tënd politik dhe jo pse vie nga një familje e çmuar. E sikur të vijë puna mes Ramushit dhe Muratit, kisha votuar për Muratin.
Ramushi mjaft e ka zhvatur Kosovën. Pas pesë vitesh nëse jemi prapë këtu, flasim. Kësaj radhe presidente zgjedhet Vjosa Osmani.