8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rryma që e paguajmë për serbët në veri përplas Haki Abazin me Hykmete Bajramin

Rekomandime

Çështja e pagesës së rrymës për serbët në veri të Kosovës, ka përplasur disa nga deputetët e pushtetit me opozitën.

Haki Abazi ka thënë se ZRE ka leju me u pagu rryma në veri, në kohën e udhëheqjes PDK-LDK.

- Advertisement -

“ZRE ka leju të paguhet rryma në veri”, ka thënë Abazi.

Ndërkohë, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti tani e ka bërë që kjo rrymë të paguhet përmes KOST-it, që ‘i bie të paguhet përmes taksave tona’.

“Nuk është larg që në Qeverinë Kurti është marrë vendimi që këtë kosto ta bartë KOST. Tani po e pagujmë përmes taksave tona, më herët e kemi paguar nëpërmjet faturave”, ka thënë Bajrami.

- Advertisement -

Deputeti Haki Abazi kërkoi replikë ndaj deputetes Hykmete Bajrami, por një gjë të tillë, nuk ia lejoi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Haki je paraqitë, po s’pe di për cka. Po Haki, ajo u kanë kundër replikë, i ka pasë 60 seknda Hykmetja, tash nuk kemi mundësi”, tha Konjufca.

- Advertisement -

Ja debati mes Haki Abazit dhe Hykmete Bajramit këtu!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit