7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Murati: 100 euro mjaftojnë për familjet, për ata që blejnë armatim e fishekë mund t’iu duken pak

Rekomandime

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputeti të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili tha se 100 euro për qytetaret e Kosovës, janë të pamjaftueshme.

- Advertisement -

“100 euro mund t’iu duken pak, por për qytetarët do të jenë më shumë se 1 herë, dikush e ka 1 pensionist, dikush 1 student në familje, është goxha ndihmesë e madhe në këtë kohë”, i tha Murati, Tahirit.

Murati tutje ironizoi me Tahirin, duke i thënë 100 euro mund të duken pak për ata që shpenzojnë mijëra euro në armë e fishekë.

“Për disa që shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për armë e fishekë mund t’iu duken pak, mirëpo për shumicën e familjeve mjaftojnë”, u shpreh Murati në seancën e Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit