14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Murati: Fajin për ndaljen e punës në Ferronikel e ka PDK-ja

Rekomandime

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar për ndërprerjen e punës në “Ferronikel”.

- Advertisement -

Sipas Muratit, fajin për ndaljen e punës në këtë kompani e ka Partia Demokratike e Kosovës.

“Fajin për ndaljen e punës në Ferronikel e ka PDK’ja. E ka privatizu këtë kompani, kur është dasht me mbajtë shteti. Po të ishte kompani shtetërore ne do ta ndihmonim, por ajo tash është kompani private. A merr Kosova diçka prej fitimit? Jo, e merr pronari”, ka thënë Murati.

Kjo deklaratë e Muratit vjen pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kërkuar reflektim nga ana e Qeverisë për çështjen e ndërprerjes së punës së Ferronikelit për shkak të ngritjes së çmimit të energjisë.

- Advertisement -

“Para pak ditësh në fushatë mbi 1000 punëtorë mbeten pa punë në Feronikel. Ku është Qeveria këtu që hesht para këtij problemi të madh social. Si ka mundësia që t’i klasifikojë ndërmarrjet në kohe pandemie e të jetë kaq indiferente ndaj një rajoni të tërë. Heshtje totale, dënim nga institucionet që i bëjnë ekonomisë së këtij rajoni veçanërisht Drenasit, që ka qenë bartës i zhvillimeve sociale, ekonomike e historike.

Është gabim i madh që Qeveria i trajton ndërmarrjet mbi baza të zonave ekonomike. Presim urgjentisht që Qeveria të reflektojë dhe ta kthejë kulturën institucionale dhe të gjendet më afër industrialistëve e ndërmarrësve. Kryeministër po ta përsëris, zonat elektorale nuk duhet të dallohen mbi bazën e asaj se si i ndani mjetet ekonomike”, ka thënë Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit