2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Murati: Pensionet janë ndalur për disa veteranë të UÇK-së, kjo është arsyeja

Rekomandime

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas lajmeve se një pjesë e veteranëve të Shqipërisë, kanë marrë pensionet, duke thënë se Qeveria vetëm po zbaton ligjin dhe të gjithë veteranët e UÇK-së që i plotësojnë kushtet, përfshirë edhe ata në Shqipëri, vazhdojnë të marrin pensionin e veteranit.

- Advertisement -

Murati ka shkruar në Facebook se pensionet janë ndalur për disa veteranë të cilët kanë të ardhura tjera, kriter ky që aplikohet edhe ndaj veteranëve të UÇK-së në Kosovë.

“Pra momentin që një veteran ka të ardhura tjera, nuk mund të përfitojë nga pensioni i veteranit. Këtë e përcakton ligji, pavarësisht vendndodhjes. Andaj nuk qëndron ajo që po tentohet të paraqitet në disa media”, ka shkruar ai.

Mediat, kanë raportuar sot se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Shqipëria kanë një muaj që nuk marrin pension për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Kjo për shkak se pensionet u janë ndalur nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

E lidhur me këtë çështje ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Tiranë dhe Prishtinë.

Për ndalesën e pensioneve ka reaguar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së në Tiranë, Spiro Butka, i cili thotë se ky veprim i Qeverisë Kurti erdhi pa biseduar, konsultuar e as ballafaquar me veteranët e UÇK-ë.

- Advertisement -

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK në Prishtinë, Faton Klinkau, ka konfirmuar se veteranëve të UÇK-së në Tiranë, u janë ndalur pensionet që një muaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit