1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Murati: Vetëm ripërcaktimi i kufijve e qet prej loje Asociacionin

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se vetëm ripërcaktimi i kufijve sipas tij do ta mënjanonte projektin e dëmshëm të Asociacionit.

Murati me anë të një postimi në Facebook ka thënë se si pjesë e zgjidhjes duhet të futet çështja e Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

“Nga kurthi i asociacionit dhe defunksionalizimit të shtetit të Kosovës shpëtojmë vetëm përmes ripërcaktimit të kufijve dhe ndryshimeve kushtetuese përmes së cilave Kosova do të funksionalizohej tërësisht si shtet”, ka shkruar Murati.

Postimi i plotë i tij:

Vetëm ripërcaktimi i kufijve e qet prej loje projektin e dëmshëm të asociacionit

- Advertisement -

Asociacioni në të gjitha variantet (pra edhe ai pa asnjë kompetencë ekzekutive) është i dëmshëm për funksionimin e Kosovës. Por duke qenë se asociacioni prej vitit 2013 është pjesë e kornizës ligjore të Kosovës, është vetëm një rrugë për të dal nga gracka e saj dhe presioni ndërkombëtar që Kosova do t’i nënshtrohet për ta realizuar atë: dalja nga kornizat aktuale të bisedimeve përmes insistimit që zgjidhja e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë të jetë jashtë kornizave të Pakos së Ahtisaarit. Për këtë arsye duhet të futet pjesë e zgjidhjes çështja e Kosovës Lindore. Nga kurthi i asociacionit dhe defunksionalizimit të shtetit të Kosovës shpëtojmë vetëm përmes ripërcaktimit të kufijve dhe ndryshimeve kushtetuese përmes së cilave Kosova do të funksionalizohej tërësisht si shtet. Rrugët e tjera janë të gjitha shumë të dëmshme për Kosovën, qoftë pranimi i asociacionit, qoftë, refuzimi i tij në funksion të vazhdimit të status quo-s. Atëherë me vite të tëra do të kemi duke defiluar qeveri populliste dhe duke na u rrëzuar ato për shkak të dialogut, por zgjidhje nuk do të kemi e as zhvillim jo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit