Hynë në kredi e mbollën e punuan dhe pritën frutat e perimeve. Por toka e Rahovecit dhe Suharekës u godit nga një murtajë që shkatërroi pothuajse të gjithë prodhimin e kësaj sezone, shkruan Gazeta Metro.
Specat janë po aq profitabil dhe se kanë traditë dhe renome si kuturë në Komunën e Rahovecit. Sidomos, ato të farës Austro-Hungareze të Somborit, që njihen në Kosovës si ‘somborka’, të cilat janë shkatëruar masovkisht.
Fermerët njoftojnë se Komuna e Rahovecit dheSuharekës janë më të dëmtuarat dhe agrobiznesi është goditur rëndë. Ata kanë pyetur se a do të kenë ndonjë mbrojtje apo ndihmesë nga shteti, pasi që kjo ka shkaktuar telashe finaciare për shumicën e Rrafshit të Dukagjinit jugor.
Ministria e Bujqësisë, momentalisht është duke i vlerësuar dëmet dhe së shpejti do të ketë rekomandime për autoritetet vendimmarrëse.