9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mushkolaj i reagon Enver Hasanit: Ti e ke uruar Isa Mustafën, mos t’ia futin kot, se marre!

Rekomandime

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj i ka reaguar ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

- Advertisement -

Ky i fundit tha se letër urimi i Arta Rama-Hajrizit për kryeministrin, Albin Kurti, e shkeli pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Mushkolaj publikoi dokumente të siguruara, ku shihej që Hasani e kishte uruar Isa Mustafën kur ishte bërë kryeministër.

Postimi i plotë i Imer Mushkolajt:

- Advertisement -

Gjykata Kushtetuese i paska uruar të gjithë liderët kur janë zgjedhur nëpër pozita. Enver Hasani, i cili sot tha se urimi i kryetares aktuale për Albin Kurtin e rrëzon përtokë pavarësinë e gjykatës, e paska uruar Isa Mustafën.

Avdullah Hoti paska pranuar urim, po ashtu.

- Advertisement -

Urime nga gjykata paskan shkuar edhe për Thaçin, Veselin e Haradinajn.

Kallxoni dikush Enverit, LDK’së, PDK’së e AAK’së. Le të lexojnë ma shumë, e mos t’ia futin kot, se marre

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit