8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Musliu: Ky koalicion me flamurin e Republikës fshiu WC-të

Rekomandime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur koalicionin LV – LDK, koalicion të pabesisë, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Në Kuvend të Kosovës, Musliu tha se ky është koalicion i turpit dhe asnjëherë nuk do të jetë koalicion i shpresës.

“Ky koalicion udhëhiqet nga dy njerëz, njëri që organizonte njerëz që të iknin jashtë Kosovës me autobusë për të vetë ndërtuar kauza politike të rrejshme, e tjetri për ta ruajtur pushtetin tallës se pse paska një smartfonë, ky veç koalicion i shpresës nuk mund të jetë”, tha ajo, derisa përmendi organizatën Syri i Popullit.

“Ky koalicion që erdhi duke krijuar kauza vëlla vrasëse, duke organizuar organizata terroriste si Syri i Popullit. Me Flamurin e Republikës fshihu WC-të dhe përdhosi himnin e saj kur sportistët tanë arritën ta lartësojnë edhe në Rusi, që etjen për pushtet e kanë shndërruar në pseudo kauza, duke djegur institucionet e Kosovës duke përgjakur policinë që mori jetra njerëzit dhe asnjëherë nuk kërkoi falje”, tha deputetja e PDK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit