1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Musliu: LDK-ja e do MPB-në për të ruajtur njerëzit e vet

Rekomandime

Sipas Betim Musliut të Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ministria e Punëve të Brendshme është pika ku Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkëqeverisur.

- Advertisement -

Në Rubikon të KTV-së, Musliu ka thënë se LDK-ja po dëshiron të udhëheqë me këtë ministri, pasi aty nuk do të jetë vetëm MPB-ja siç ishte deri tash, por do të ketë fuzionim e do të përfshihen edhe Ministria e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal.“Duke pasur parasysh që LDK-ja ka qenë në udhëheqje, në pushtet, konsideroj që një pjesë të madhe të fajit për të keqen që e kemi në Kosovë, e bartë LDK dhe konsideroj që një pjesë e madhe e atyre zyrtarëve që ndodhën nëpër administrata e agjenci janë të LDK-së.

Besoj që absolutisht është një ngërç i madh dhe ky ngërç nuk lidhet me asnjë ministri tjetër përveç me ministrinë e Brendshme por na del që në ministrinë e Brendshme do të jenë edhe dy ministri, ajo e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal, dhe kjo i bie që do të jetë gjysma e qeverisë”, ka thënë Musliu. “LDK-ja e do MPB-në për të ruajtur gardën e vjetër nga çfarëdo hetimi që mund të bëhet nga një polici që duhet të jetë e pavarur”.

Sipas tij, “lakmia e LDK-së që të ketë edhe MPB-në edhe presidentin, nuk po duket korrekte”.Musliu ka deklaruar tutje se nuk i besohet LDK-së kjo ministri duke u bazuar në përvojat e kaluara.“Në kohën kur e ka udhëhequr këtë ministri, ka qenë e dështuar në çdo drejtim dhe madje jo që ka bërë përparim por duke bërë regres”.

- Advertisement -

Sipas tij, ndarja e ministrive, asaj të Drejtësisë për njërën palë dhe të Brendshme për palën tjetër, do të mund të ishte kompromis për marrëveshjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit