8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Musliu: Më erdhi një letër kërcënuese me adresë të Presidentes, e shkruar nga Prindon Sadriu

Rekomandime

Deputetja Ganimete Musliu ka thënë se i ka shkuar një letër në adresë të saj, që mbante adresën e Presidentes, por letra ishte nga Prindon Sadriu.

- Advertisement -

“Zarfi në fjalë më ishte dërguar nga Presidenca e Kosovës, në brendi të zarfit nuk kishte letër nga Presidentja por ishte letër e panënshkruar nga Prindon Sadriu.

Përmbante një kërcënim për padi civile, se unë në një prej televizioneve, paskam thënë se atë e bëri ambasador bashkëshortja e tij. Kjo ishte cështja që e kishte shqetësuar Prindonin e Vjosës.

Duke e keqpërdorur protokollin e Presidentes, në letrën që më kishte dërguar ai, më kishte kërkuar t’i kërkoj falje dhe më kishte vendosur afate.

- Advertisement -

Kujt ia paskam dëmtuar imazhin; diplomatit, rezervistit ushtarak, zotëriut të parë, apo dikujt tjetër”, ka thënë Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit