1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Musliu padit në polici dy faqe të Facebook-ut, thotë se janë hapur nga vëllai i deputetes së VV-së

Rekomandime

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Koosvës, Ganimete Musliu sot ka njoftuar se ka denoncuar në polici dy faqe të rrjetit social Facebook, “Qeveria Kurti” dhe “51% me Albinin”, të cilat thotë se kanë shpërndarë lajme të rreme mbi shëndetin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Musliu përmes një postimi në Facebook është shprehur se këtë denoncim ka dashur ta bëjë edhe mbrëmë në foltoren e Kuvendit, por thotë se është penguar.

Më tej, ajo thotë se këto faqe janë të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje dhe në bazë të informacioneve që ka pranuar, krijuesi i këtyre faqeve është Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.

“Mbrëmë nuk mu mundësua dhe u pengova që përmes foltores së Kuvendit të denoncoj këto lajme të rrejshme që kishin të bëjnë me shendetin tim dhe punën time në Kuvend dhe i kisha të paqartë reagimet e tyre dhe pengesen që mu bë. Sot e kam shumë të qartë se këto faqe janë të afërta me VV dhe në bazë të informacioneve dyshohet se krijuesi i këtyre faqeve është Fitim Pacolli- vëllai i deputetes Fitore Pacolli. Ju njoftoj se të hënën unë do të vazhdoj edhe me padi civile”, ka shkruar ndër të tjera Musliu

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit