1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Musliu reagon pas futjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Prita reagim nga ambasadat e huaja

Rekomandime

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka reaguar pasi xhandarmëria serbe gjatë ditës së djeshme u fut në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu është shprehur se ka pritur reagim nga ambasadat e huja në Kosovë, pasi sipas saj ambasadat jemi mësuar t’i shohim duke reaguar për çdo gjë.

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së ka thënë se provokimet e tilla nga ushtria serbe duan përgjigje, ndërsa shton se përgjigjja duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim.

Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Provokimet e tilla duan përgjigje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim. Provokimet e tilla janë qëllimkëqija e heshtja është aprovim i të keqës”, ka shkruar ndër të tjera Musliu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit