Musliu-Shoshi propozon paketë për foshnjat, 50 euro për nënat, që lindin në spitalet publike

0
182

Deputetja nga radhet e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndërmarrë inicativën e parë konkrete për t’u ndihmuar nënave kosovare që lindin në spitalet publike përmes amendamentit në ndryshim-plotësimin e Ligjit për buxhetin e vitit 2020.

Përmes postimit në Facebook ajo ka treguar se sot në Komisionin për buxhet dhe financa do të diskutohet dhe do të vendoset për propozim-amendamentin e saj që të miratohet paketa me produketet elementare në mënyrë që t’u lehtësohet barra e grave që do të linnin në spitalet publike.

“Paketa për bebe (foshnja) do të përfshinë rroba, përparëse për bebe, vitaminat esenciale, pelena për mbështjellje, pelena njëpërdorimshe, batanije, termometra, shampone dhe losione për bebe.

Musliu-Shoshi pret që deputetët që janë anëtarë të këtij komisioni ta pranojnë dhe ta procedojnë me votë shumicë për në seancën plenare, në mënyrë që përfundimisht e të hyjë si nënkategori buxhetore në buxhetin vjetor për këtë vit dhe të vazhdojë e të rritet shuma në vitet e ardhshme.

Propozimi i saj në linkun e mëposhtëm: