2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mustafa akuzon Osmanin: Veprim paprecedent dhe i papërgjegjshëm i saj

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musatafa ka thënë se bojkotimi i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nuk iu bëri punë dje gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Mustafa e vlerësoi Osmanin të papëgjegjshme që iku nga seanca dhe nuk e drejtoi atë, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Ndërsa për Kurtin tha se Kurti para se të shkarkonte Hotin, dikur zëvëndëskryeministër, e ka shkarkuar veten.

Postimi:

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish-kryeministër, nuk u bëri punë.

- Advertisement -

E para iku nga përgjegjësia ta drejtonte seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohente për kryeministër, kurse partia e saj, LDK-ja, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti.

- Advertisement -

Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të jësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit