2.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mustafa del kundër diasporës: Fituesin duhet ta përcaltojnë qytetarët që jetojnë në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se do ta pranojnë rezultatin final – edhe nëse Vetëvendosja del që është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Unë kam thënë që më së lehtë do të ndihesha sikur Vjosa Osmani të ishte kryeministre dhe jo Albin Kurti, por do të mbetet ashtu si ka vendosur sovrani.Nëse sovrani ka vendosur që Vetëvendosja të jetë në krye të qeverisës së vendit kjo do të jetë e pranueshme për të gjithë ne”.

Ai, duke folur për ndikimin e diasporës në rezultatet finale, ka thënë në Zonën e Debatit në Klan Kosova se do të preferonte që votat nga diaspora të mos jenë kyçe në përcaktimin e fituesit.

- Advertisement -

“Për shkaqet e përcaktimit ose parapërcaktimit të fituesit, mendoj se do të ishte më e drejtë dhe e udhës që fituesin ta përcaktojnë qytetarët që jetojnë në Kosovë, por nuk dëshiroj të minimizoj dhe të vë në periferi qytetarët që jetojnë jashtë sepse ata kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet e 90-ta në kohën kur Kosovës i është dashur mbijetesa të cilën e kanë siguruar ata”.

“Në pikëpamje të vlerësimit të gjendjes brenda, mënyrës së qeverisjes dhe ardhmërisë së vendit kemi vrojtime që ndonjëherë nuk përputhen rreth asaj çka ndodh brenda”.

“Unë kam jetuar nëntë vjet në ekzil dhe nga jashtë Kosova shihet shumë e fokusuar. Një ngjarje e zezë në Kosovë e qet Kosovën krejt që është zi, derisa një ngjarje e bardhë në Kosovë bën që të mendohet nga jashtë se është zgjidhur problemi i Kosovës”.

- Advertisement -

“Një kritikë në Kosovë e zbeh tërësisht skenën politike në Kosovë sepse mendohet se çdo gjë është ashtu siç një individ vepron, ndërkaq në qytet dhe shtëpitë e Kosovës vlerësohet ndryshe sepse çdo gjë shikohet me individualitetin e vet dhe asgjë nuk përgjithësohet si dukuri e përgjithshme në Kosovë”.

“Këto janë dallimet mes nesh dhe diasporës, por ata kanë të drejtën e votës dhe meritën”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit