10.4 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Mustafa e quan Kusari – Lilën xhelate: A kështu i edukon fëmijët!!!

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila tha se kryeministri Hoti duhet të shkarkohet, meqenëse nuk është izoluar pas testimit. Këtë veprim të deputetes, Mustafa e ka quajtur kanibalizëm politik.

Sipas Mustafës, të ngrihesh në mëngjes e ta kërcënosh kryeministrin me shkarkim vetëm pse e ka kapur virusi, një idiotizëm i skajshëm që kapërcen çdo normë njerëzore.

- Advertisement -

Ai e ka quajtur Kusari-Lilën xhelate.

“Strucat e kabinetit qevitar, këshilltarët, ministrat por edhe bashkëpartiakët e Hotit dhe të mitë heshtin, sepse atyre nuk ua ka permendur emrin xhelatja Kusari-Lila dhe se nuk do ti hajë”, ka shkruar Mustafa.

- Advertisement -

Pas deklaratave të deputetes ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.

- Advertisement -

Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit