20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Mustafa flet për herë të parë: Këso ministrash do t’i ketë qeveria e ardhshme me AAK-në, Nismën dhe AKR-në

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për formimin e qeverisë së ardhshme së bashku me AAK-në, Nismën dhe AKR-në.

- Advertisement -

Në një intervistë për rtv21, Mustafa ka thënë se qeveria e ardhshme do të ketë ministra që s’kanë pasur probleme me ligjin, as në të kaluarën e as s’do të kenë në të ardhmen.

Ai ka theksuar se edhe brenda LDK-së, po ashtu edhe nga AAK, NISMA dhe AKR, do të bëhen ministra njerëz të pastër.

“Synimi jonë do të jetë që në qeverinë e ardhshme të ketë ministra që s’kanë pasur probleme asnjëherë me ligjin në të kaluarën, e aso profilesh që s’pritet të kenë as në të ardhmen. Kjo do të jetë edhe nga emrat e LDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së”, ka thënë Mustafa.

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, gjithashtu ka thënë se fokusi i qeverisë së re përveç që do të jetë luftimi i koronavirusit dhe ngritja ekonomike pas përfundimit të kësaj pandemie, do të fokusohen edhe të përmbyllin dialogun me Serbinë, duke realizuar një marrëveshje përfundimtare, e cila siç tha ai nuk do të prodhojë ndarje të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit