4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Mustafa flet për takimin e mbrëmshëm të LDK’së, ka një porosi për Vjosa Osmanin

Rekomandime

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se dje është mbajtur mbledhja e kryesisë së partisë dhe se në të është folur për deputetët që nuk e kanë votuar Qeverinë e LDK’së. Ai thotë se nuk mund të arsyetohen kundërshtimet e partisë për protagonizmëm individual, ego dhe sjellje populiste.

Dje u raportuar se LDK’ja ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth fatit të Vjosa Osmanit dhe deputetëve që votuan kundër Qeverisë së LDK’së dhe po e kundërshtojnë vazhdimisht partinë.

- Advertisement -

Mustafa thotë se në mbledhjen e djeshme të kryesisë u konfirmuar se është pritur që të gjithë deputetët e LDK’së, të votojnë pro Qeverisë së Avdullah Hotit, duke përmendur përkrahjen që ai thotë se u është dhënë gjatë zgjedhjeve nga e gjitha partia, me të gjitha resurset.

Shkrimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe veprimtarë të LDK-së

- Advertisement -

Në takimin e mbrëmshëm, kryetarët e degëve të LDK-së i dhanë përkrahje të parezervë Qeverisë së re të Kosovës dhe Kryeministrit Hoti.

U theksua se Qeveria ka fuqi politike, dije dhe kapacitete të ballafaqohet me të gjitha sfidat aktuale; se Qeveria Hoti ka vizion për të ardhmen.

- Advertisement -

Ishte një pajtim i përgjithshëm që tani pas zgjedhjes së ministrave të vazhdohet që të sigurohet një përfaqësim cilësor dhe sa më i drejtë nga terreni me zëvendësministra dhe me këshilltarë në digasteret qeveritare.

Në takim u theksua se natyrshëm është pritur që të gjithë deputetët e LDK-së të përkrahin qeverinë që drejtohet nga LDK-ja, duke pasur parasysh Statutin e LDK-së , përkrahjen që atyre iu është dhënë nga të gjitha degët në fushatë, mbështetjen maksimale logjistike dhe financiare nga qendra përkatësisht besimin që e kanë marrë nga votuesit si kandidatë të LDK-së.

Ishte konstatim i përgjithshëm se në LDK kultivohet maksimalisht shprehja e mendimit të lirë, kultivohet beteja e individëve që qëndrimet dhe mendimet e tyre të marrin përkrahjen e shumicës, por se vendimet e shumicës duhet të respektohen si rregull elementare demokratike brenda LDK-së; se fundamenti rugovist i LDK-së, që konsiston në unitet dhe solidarizim të brendshëm, nuk mund të zëvendësohen dhe arsyetohet me protagonizëm individual, ego dhe sjellje populliste. IM

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit