6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Mustafa “godet”: Ata që e thyen qafën te VV-ja s’mund ta marrin flamurin e Rugovës

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën në Komunën e Podujevës, teksa gjatë një fjalimi, Isa Mustafa tha se ata që janë larguar nga LDK-ja dhe që i janë bashkuar VV-së nuk mund të marrin as kulturën e as flamurin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Po ashtu ai tha se me VV-në kanë shumë dallime të mëdha ideologjike.

“Ne me VV-në dhe me ata që janë afër kësaj partie kemi dallime të mëdha ideologjike. Ne dallojmë shumë. Prandaj ata që janë për demokraci janë me ne. Ata që janë për shtet unitar janë me VV-në. Ne do ta bëjmë dallim me kulturën tonë, e Ibrahim Rugovës që nuk mundet me e vjedh askush, e as ata tonët që e kanë thy qafën dhe kanë shku në listën e VV-së s’mund ta marrin. As flamurin e Ibrahim Rugovës e as himnin ‘Kur ka ra kushtrimi në Kosovë’.

Mustafa tutje u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë Avdullah Hotin për kryeministër.

- Advertisement -

“Mos tju shkon mendja me e votu dikë tjetër. Do ti votoni kandidatët për deputet të LDK-së, do ta votoni kandidatin për kryeministër të LDK-së. Ky është fati i Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës”.

Ai po ashtu u shpreh optimist se partia e tij, LDK, do të dalë fituese e këtyre zgjedhjeve.

- Advertisement -

“LDK-ja duhet të fitojë dhe do të fitojë. Ne ia lëmë VV’së sondazhet dhe ne i marrim votat sepse ne e kemi besimin e qytetarit“.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit