Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë ditës së djeshme ka thënë se thirrja e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në mekanizma kushtetues e ligjor për të luf.tuar krimin mund të mos i pëlqej dikujt, por është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, siç e quajti ai Hotin.
Ndërsa gjatë ditës së sotme analisti politik, Imer Mushkolaj ka publikuar një karikaturë në të cilen janë kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryeministri Avdullah Hotit.
Kjo karikaturë vjen pas mbështetjes që Mustafa i jepi Hotit për vendimet që ai ka marrë, transmeton “Bota sot”.
Në mbishkrimin e fotos Mushkolaj shkruan, “Gati për Iuftimin e korr.upsionit ?”.