15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mustafa i reagon Vetëvendosjes: Le ta ndalin Dritonin me “bishtat e sakicave” të Bulliqit

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me paralajmërimet e Vetëvendosjes se do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të hyjë në Kuvend.

Z.Mustafa ka thënë se këto janë ‘sjellje jodemokratike dhe banditezke”. Ai ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”

- Advertisement -

Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme.

Një sjellje e tillë është jodemoktatike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka folur edhe për deputeten e Vetëvendosjes, znj.Saranda Bogujevci, duke thënë se ‘ka respektin e plotë të tij”.

- Advertisement -

Z.Mustafa thotë se edhe Selmanaj e respekton znj.Bogujevci. “Të gjitha të tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë ai.

Sa i përket deputetes Saranda Bogujevci, masakrimit të saj dhe të familjes Bogujevci nga serbët, ajo ka respektin e plotë timin, të Driton Selmanajt dhe të LDK-së.

- Advertisement -

Të gjitha tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit