7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mustafa ia kujton Kurtit ‘behanet’ e tij: Pa PDK’në nuk do ta kishit fituar Prishtinën

Rekomandime

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka parti pa ‘behane’ duke aluduar në Vetëvendosjen, për të cilën thotë se edhe në Prishtinë fitoi me ndihmën e PDK’së.

- Advertisement -

Në një intervistë dhënë për televizionin publik, Mustafa është treguar i prerë duke thënë se nëse VV ka kryeministrin, atëherë LDK duhet ta ketë kryeparlamentarin.

“Në qoftë se ju e keni kryeministrin, ne duhet ta kemi krye-parlamentarin”, ka thënë Mustafa.
Ai thotë se asnjë subjekt politik ‘pa behane’, ndërsa i përmend një bashkëpunim, që sipas tij e ka pasur Lëvizja Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës.

“S’ka parti që s’ka behane. Mu më ka rrëzu VV-ja. VV-ja s’do të mund ta merrte Prishtinën kurrë po mos ta kishte përkrahjen e PDK-së”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndërkaq, rreth kësaj letre ka reaguar pak më herët edhe Isa Mustafa, i cili theksoi se letra nuk është zyrtare, meqë përmban cilësime.

Kujtojmë se Metro ka raportuar pak më herët se VV i ka shkruar një letër mjaft të ashpër LDK’së, ku e cilëson si parti monarkike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit